Pompat nga prodhuesi Gjerman Wilo janë të fuqishme, të lehta për mirëmbajtje dhe të qëndrueshme. Furnizimi i objektit me ujë dhe ngrohje kërkon një pompë e cila është mjaftueshëm e fuqishme, e qëndrueshme dhe eficiente dhe Wilo i plotëson të gjitha këto kërkesa.

Pompa qarkulluese me rregullim manual të 3 shpejtësive. Me motor të ndarë nga trupi i pompës, pjesa e pompës është e punuar nga celiku i derdhur, qarku punues është i punuar nga plastika e përforcuar kurse boshti nga inoksi.

Energjia është shumë e vlefshme, për këtë Wilo ka krijuar pompat me eficienctë të lartë që nga viti 2001, me ndihmën e teknologjisë ECM, pompat eficiente Stratos mundësojnë kursim vjetor të energjisë deri 80%. Kontrolla elektronike mundëson që pompa të lidhet me sistem qendror të komandimit dhe të komandohet me sistem DC 0-10V dhe të tregojë gabimet.

Karakteristikat e pompës Stratos:

  • Motor EC me rregullim të fuqisë
  • Kursim i energjisë deri 80%
  • Lidhje me M-Bus
  • Mundësi kontrolli automatik ose manual shumëshkallësh.
  • Mbrojtje nga mbingarkesa

Të dhëna teknike:

  • ΔP-V, ΔP-C, ΔP-T kontroll i shpejtësisë dhe sinjale të jashtme.
  • Temperatura e punës: -20°C to +140°C , Varësisht nga modeli
  • Tensioni i punës: 3~400V, 1~230V, Varësisht nga modeli
  • Presioni i punës: 10 bar.