Historiku

Kush Jemi Ne

Kohaterm është kompani e specializuar me përvojë disa vjeçare. Kohaterm ka filluar aktivitetin e saj për tregtimin-instalimin e pajisjeve të sistemeve të ngrohjes qëndrore në vitin 2002.

Kohaterm ofron zgjidhje të plota për projektimin, instalimin e plotë dhe mirëmbajtjen e të gjitha llojeve të pajisjeve të ngrohjes qëndrore dhe klimatizimit, si dhe bën shitjen e pajisjeve përcjellëse për sisteme të ngrohjes qëndrore.

Cilësitë e garantuara teknike të produkteve, serioziteti, dhe aftësitë teknike kanë ngritur ekspertizën tonë në realizimin e projekteve të vogla dhe të mëdha.

Nga viti në vit, me një njohje të mirë të nevojave të tregut, gërshetuar me aftësitë inxhiniero-teknike, kemi arritur të jemi të mirënjohur për seriozitetin dhe efikasitetin e punës sonë në fushën e projektimit, montimit dhe mirëmbajtjes.

Për çdo nevojë tuaj, për komfort të ajrit të brendshëm, tek Kohaterm do të bëni zgjidhjen e duhur.

10

vjet

GARANCION I VLEFSHËM

130

+

PRODUKTE NË KATALOG

999

+

PROJEKTE TË REALIZUARA

20

vjet

PËRVOJË PUNE

KOHATERM

Një partner ku mund të mbështeteni!

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje të besueshme, inovative dhe me cilësi të lartë, që plotësojnë nevojat unike të ngrohjes të çdo individi, organizate ose biznesi të cilit i shërbejmë.

Vizioni

Vizioni ynë është të jemi ofruesi kryesor i zgjidhjeve të ngrohjes, të njohur për përkushtimin tonë ndaj inovacionit, qëndrueshmërisë dhe shërbimit të jashtëzakonshëm ndaj klientit.

Referenca

Cilësia e garantuar e produkteve, përvoja mbi 20 vjeçare, serioziteti, dhe aftësitë teknike kanë ngritur ekspertizën tonë në realizimin e projekteve të ngrohjes nga më të mëdhat.