Fan Coilat kanalor janë zgjidhja më e mirë në hapësira ku dizajni ka rëndësi. Të dizajnuar për tu mbuluar në plafon të lëshuar, fan coilat kanalor janë zgjidhja më e mirë për shtëpi, hotele, zyre etj. Fan coilat me kapacitet dhe sasi të madhe të ajrit janë të përshtatshëm për salla të dasmave, salla të konferencave dhe lokale të ndryshme.
Specifikat e fan coilave me presion të ulët:
- Presion i vogël, zhurmë e vogël – Të dizajnuar për dhoma të vogla me hapësirë të vogël për instalim. Ofron klimë të mirë duke mos krijuar pothuaj aspak zhurmë
- Mirëmbajtje e lehtë – Filteri plastik, motori i cmontueshëm dhe qajsa e lehtë ne kutinë elektrike e bën punën e mirëmbajtjes shumë të lehtë.
- Largim inteligjent i kondenzatit – Në hapësira ku largimi i kondenzatit me rënie të lirë është i pamundur, këto pajisje e kanë mundësinë e vendosjes së pompë së kondenzatit deri në 1m.
- Kontrollë inteligjente e temperaturës – Në këto pajisje është adoptuar sistemi inteligjent i kontrollës së temperaturës në atë mënyrë që ngrohja dhe ftohja të bëhen shumë shpejt.
Specifikat e fan coilave me presion të lartë:
-
- Presion i lartë – Presion statik deri në 200Pa, i dizajnuar për rrjet me gjatësi të madhe të kanalave.
- Sasi e mjaftueshme e ajrit – Prurje e ajrit deri ne 4400m³/h, e mjaftueshme edhe për instalim në lartësi të mëdha dhe në hapësira ku duhet qarkullim më i madh i ajrit.
- Kapacitete të ndryshme – Me fuqi nga 6.3 deri ne 31 kW, këta fan coila ofrojnë komoditet për hapësira si një sallë e vogël e konferencave deri në salla të mëdha të dasmave.
- Mirëmbajtje e lehtë – Filteri plastik, motori i cmontueshëm dhe qajsa e lehtë në kutinë elektrike e bën punën e mirëmbajtjes shumë të lehtë.