Valvolat për radiatorë nga Caleffi janë të punuar nga mesingu i kromuar që garanton jetëgjatësi të madhe dhe mundësojnë komfort të rregullimit të qarkullimit të ujit në radiatorë.

Mekanizmi kontrollues i valvolave termostatike Caleffi është kontrollues proporcional i temperaturës që përmban një lëng i cili zgjerohet me rritjen e temperaturës dhe e shtypë sustën e cila e mbyllë valvolën. Kur të ulet temperatura ky lëng zvogëlohet dhe e hapë valvolën e radiatorit. Në këtë mënyrë, valvolat termostatike Caleffi mundësojnë kontrollë shumë të mirë të temperaturës.